Blv. Gjegj Fishta, Kulla.2 / Nr. 11
+355686841799
info@stafantopalli.com

KLITHMA “FUNDIT” E NJË TË BURGOSURI/DËNUARI APO NJË GARDIANI BURGU

KLITHMA “FUNDIT” E NJË TË BURGOSURI/DËNUARI APO NJË GARDIANI BURGU

Realisht, përveç shqetësimeve për vete dhe familjarët e mi dhe njohurve, një shqetësim të veçantë kam dhe për të përfaqësuarit prej meje dhe jo vetëm.
Sigurisht që neve që jemi të lirë, kemi më shumë dhe më tepër mundësira për t’u mbrojtur nga ky virus (të paktën mundohemi).
Ka një shqetësim (minë me sahat e quaj unë), për të cilën duhet të merren masa urgjente dhe pa asnjë kthim pas, nëse duam të shmangim një tragjedi me kuptimin e vërtetë të fjalës.
1. Po e filloj analizën e këtij shkrimi (mendimi individual a sugjerim, emrin vejani vetë) me gardianët e burgjeve.
Kush ma siguron mua saktë dhe qartë, që në një ambjent si burgjet (ku vetëm pastërti ska dhe këtë e kam parë me sytë e mi duke takuar të përfaqësuarit në ambjentet e ndryshme të burgjeve të Shqipërisë), ai gardist që mbyllet 8 orë brenda atyre mureve, pas turnit më del i painfektuar nga ai ambjent?!! Përdorni pak llogjikën e thjeshtë racionale duke krahasuar atë çfarë ne bëjmë në këto situata për të krahasuar higjenen që ndodhet tek ato ambjente dhe higjenen që ndodhet në ato ambjente!!! Kurrë mos mendoni që ruhet distanca 2 metra (sikurse është rakomanduar),

2. Ndryshe krejt është situate për ato që janë të mbyllur në ato ambjente që të japin imazhin e një ferri të Dante Aligierit, në të cilën në këto ditë të vështira nuk duket asnjë “dritë” dielli!
Kam qenë shumë i ashpër për MOS RESPEKTIMIN e dënimeve alternative dhe gjithmonë e kam ngritur zërin deri në kufirin e fundit të maksimumit të lejuar nga ligji.
Sigurisht që analizën e këtyre dënimeve alternative, e kam bërë edhe në shkrimet më përpara ( https://shijaktv.al/…/denimet-alternative-dhe-funksioni-i-…/), ndaj mjaftoni të klikoni dhe lexoni linkun e bashkangjitur.
Kam me qindra telefonata nga të përfaqësuar prej meje dhe “shokët”e qelive të tyre duke më shtuar akoma më shumë ankthin e kësaj kohe të pazakontë që po kalojmë.
JANË TË DËNUAR POR KANË DREJTEN E JETESES DHE TRAJNIMIT SI GJITHË TË TJERËT.
Tashmë e shkuara nuk kthehet më, sikurse është e paevitueshme vuajtja e gabimeve të së shkuarës nga ato që nuk aplikojnë, kur është mundësia dënimet alternative.
Për ato që janë akoma në pritje të një gjykimi (qofshin këto në Shkallë të Parë apo Apel), kanë akoma një mundësi që të gjykohen me një sy tjetër për të pasur mundësinë që kësaj here të shihet më më shumë prioritet aplikimi i dënimeve alternative (unë ë quaj situatën ku jemi një rrethanë “lehtësuese” për të dhënë dënimet alternative).
3. Ndërsa për ato që janë duke vuajtur një dënim të formës së prerë, mendimi im, është që të bëhet një arsyetim nga vendimarrësit, në këtë rast qeveria, në mënyrë të tillë që të nxjerrin një VKM a të miratojnë “online” një ligj urgjent dhe të posaçëm për disa lloje dënimësh të tjera që nuk u përfshinë në Amnistinë e fundit sepse më të vërtetë do ishte në të mirën e të gjithëve.